BallinaDrenica +Drenica KulturëNë Qendrën e Kompetencës në Skenderaj u mbajt panairi me punime të...

Në Qendrën e Kompetencës në Skenderaj u mbajt panairi me punime të nxënësve (Foto)

Të ngjajshme

Dita e Rinisë në Komunë e Skenderajt po shënohet me aktivitete të ndryshme.

Në ditën djeshme në Qendrën e Kompetencës në Skenderaj u mbajt panairi me punime të nxënësve, të cilët impresionuan të pranishmit dhe vizitorët me punën e tyre.

Pos vizitorëve të ndryshëm, të pranishëm në panair ishin edhe zyrtarë komunal si dhe nxënësit e shkollave “Shaban Jashait” dhe “Ahmet Delija” të Skenderajit, njofton Drenica Press.

Më poshtë mund të shikoni fotot me punime të nxënësve

Dita e Rinisë në Skenderaj do të vazhdoj edhe sot me aktivitete të ndryshe sportive.

Për t’i bërë këto dittë sa më të veçanta, Drejtoria Komunale e Arsimit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Qendra Rinore Publike në Skenderaj, organizojnë Kros dhe gara në futboll me nxënësit e dy klasave të VIII-ta të dy shkollave, SHFMU “Shaban Jashari” dhe SHFMU “Ahmet Delija” të Skënderajt.

Krosi do të mbahet në lagjen e Jasharajve prej orës 11.00, ndërsa futbolli në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” Skenderaj duke filluar nga ora 14:00. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz