back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeNë qendër VV votoi për mos-certifikim të tyre në zgjedhje, por me...

Në qendër VV votoi për mos-certifikim të tyre në zgjedhje, por me votën e Listës Serbe u zgjodh kryesuesi i Kuvendit në Fushë Kosovë

Të ngjajshme

Në Komunën e Fushë-Kosovës dje detyrën e re mori Valon Prebreza.

Prebreza tanimë është Kryetar i Fushë-Kosovës, pas rezultatit të dalë nga zgjedhjet lokale dhe balotazhit që u zhvillua në mes tij dhe kandidatit të LDK-së,  Besnik Osmani.

Por më interesantja dje ishte se Vetëvendosje të cilët vazhdimisht kritikojnë partitë e tjera për bashkëpunim me Listën Serbe, e vota të marra nga ta- në fakt dje Kryesuesin e Kuvendit Komunal e zgjodhën përmes votës së Listës Serbe, transmeton lajmi.net.

Ani pse në qendër kërkuan që Lista Serbe as mos të certifikohet për zgjedhjet nacionale, nëpër komuna siç duket kërkojnë bashkëpunimin e heshtur me këta të fundit.

Vlonjat Hasani i LVV-së u zgjodh me tri votat e PDK-së. Rrahim Terrnava, Ermal Dumani dhe Aida Alimi votuan për kryesuesin nga radhët e LVV-së, së bashku me anëtarët e kryesisë. Pro ka votuar edhe një asamblist i LDK-së.

E për të arritur që të siguronin kuorumin, votën e tij e dha edhe Radoman Dodoreviq, asamblist i Listës Serbe.

E madje këtë gjë e konfirmoi më pas edhe vetë Prebreza, përmes një postimi në Facebook.

“Ndërkaq, në seancën e sotme ne kemi marrë 20 vota PËR, ku përveç nga koalicioni PËR kanë votuar edhe 3 asamblistë nga PDK, 1 nga LDK, 1 Nisma, 1 ZD, 1 PLE dhe 1 nga Lista serbe”.

Tutje Prebreza tha se nuk ua kanë kërkuar votën, por se vota u dha vullnetarisht.

“Pra, askush s’i ka kërkuar Listës serbe që të na mbështesë e votojë, e as nuk kemi koalicion me ta, sikurse mund ta shihni që vota PËR ka pasur nga të gjitha subjektet përfaqësuese në Kuvendin Komunal. Këta që sot bëjnë zhurmë në fakt ishin edhe në zgjedhjet lokale e qëndrore ata që donin certifikimin e Listës Serbe”, tha ai./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz