BallinaLajmeNë prag të zgjedhjeve në Podujeve, zyrtari i lartë LDK-së në këtë...

Në prag të zgjedhjeve në Podujeve, zyrtari i lartë LDK-së në këtë komunë i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Të ngjajshme

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh…”- Brikena ankohet për Mateon

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh, të kam...

Ministri i Jashtëm i Omanit: Marrëveshja me Iranin ishte e mundur para luftës! SHBA u tërhoqën në konflikt

Një marrëveshje mes SHBA dhe Iranit ishte “realistisht e arritshme”...

Trump thotë se lufta me Iranin po ecën shumë më shpejt se sa ishte planifikuar

Presidenti amerikan, Donald Trump, në bisedën me kryeministren japoneze,...

Kryesuesi i Këshilltarëve Komunalë në komunën e Podujevës, Avni Fetahu i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu kanë bërë të ditur me anë të një njoftimi në Facebook qendra e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky largim vjen në një moment të rëndësishëm për LDK-në pasi me 15 Mars kjo komunë ju drejtohet kutive të votimet për të zgjedhur kryetarin e saj.

Postimi i plotë:

Avni Fetahu i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Sot, Lëvizjes VETËVENDOSJE! i është bashkuar, Avni Fetahu, asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës dhe Kryesues i Këshilltarëve Komunal të LDK-së në këtë komunë. Avniu është magjistër në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Përvoja, dija e tij dhe profesionalizmi i Avni Fetahut do t’i shërbejë shumë Lëvizjes sonë, si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qëndror. Avni Fetahu ka pervojë të gjatë menaxheriale duke qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik si dhe drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Podujevës. Ka marrë pjesë në shumë vizita studimore dhe në konferenca ndërkombëtare.

Avniu është mësimdhënës në Shkollën Ekonomike “Isa Boletini”. Është i martuar dhe prind i 5 fëmijëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz