back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeNë prag të përurimit, shikoni këto pamje shumë të bukura (VIDEO)

Në prag të përurimit, shikoni këto pamje shumë të bukura (VIDEO)

Të ngjajshme

Hapet vrimë e madhe në një kanal në Britani, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Në Shropshire është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi një...

Mbingarkesë në rrjet gjatë orëve të pikut, KEDS bën thirrje për përdorim racional

Korporata Energjetike e Distribuimit (KEDS) ka njoftuar se sistemi...

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë...

Urimi romantik i çiftit të njohur futbollistik, “Lira” dhe Enisi

Çifti i njohur futbollistik, Fatmire “Lira” Alushi dhe Enis Alushi, kanë prekur...
- Advertisement -

Autostrada “Arbën Xhaferi” do të hapet më 29 maj në ora 11:00. Kështu e ka njoftuar kabinetin qeveritar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në mbledhjen e Qeverisë.

- Advertisement -

Për projektin e kësaj autostrade, kryeministri Ramush Haradinaj tha se ishte mjaft i vështirë, por e konsideroi atë si veprën infrastrukturore prej më të mirave që ekzistojnë në Ballkan.

“E kemi caktuar edhe datën, janë të informuar institucionet e vendit, edhe presidenti edhe kryeparlamentari, Parlamenti. Kam informuar edhe kryeministrat fqinjë, kryeministrin Zaev, kryeministrin Rama, kryeministrin Markoviq, nëse eventualisht kanë kohë të na bashkohen. Urojmë Kosovës përmbylljen e këtij projekti me rëndësim, është një përmbyllje e një projekti boll të vështirë, por një vepër infrastrukturore ndër më të mirat që ekzistojnë në Ballkan”, tha ai.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj tha se është një projekt gjigant dhe se është kryer një punë e shkëlqyer.

“Më 29 maj, në orën 11.00, bëhet përurimi i autostradës ‘Arbën Xhaferi’ që ka ndikim në zhvillimin ekonomik në sektorin privat dhe lidhjen e korridoreve. Atë ditë duhet të gëzohemi çdo qytetar, është bërë një punë e shkëlqyer, një projekt gjigant”, tha Lekaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz