BallinaLajmeNë Pejë aksidentohet për vdekje një e mitur

Në Pejë aksidentohet për vdekje një e mitur

Të ngjajshme

Gjermania forcon praninë detare në Atlantikun e Veriut

Gjermania po rrit praninë e saj detare në Atlantikun...

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Policia e Kosovës, rajoni i Pejës, njofton se sot rreth orës 18:53, policia është informuar se ne fshatin Kryshec të Pejë, një person i aksidentuar nga një automjet është në gjendje të rëndë.

Viktima është dërguar në Spaitalin Rajonal në Pejë, nga qytetarët. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se e mitura në spital ka arritur pa shenja jete.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit.

I dyshuari pasi që është larguar nga vendi i ngjarjes ka informuar Policinë për rastin dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, i njëjti është duke u intervistuar për veprën e shkaktuar ‘Aksident trafiku me fatalitet’, të ndodhur në fshatin e lartcekur, me ç’rast personit të dyshuar me urdhër te prokurorit ju ka caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz