back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionaleNë një fshat të Drenicës po digjet mali për t’i bërë vend...

Në një fshat të Drenicës po digjet mali për t’i bërë vend gurëthyesit! Reagon Lëvizja VETËVENDOSJE

Të ngjajshme

Aksident me lëndime në Koshtovë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

10 albumet më të mira të vitit 2025, sipas Rolling Stone

Bota e muzikës bëri lëvizje të papritura gjatë këtij...

Bedri Hamza prezanton për deputet ish-ministrin

Ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, do të...

 

Lëvizja VETËVENDOSJE në Skenderaj ka dërguar një reagim në adresë të Drenicapress, lidhur me ankesat e banorëve të fshatit Syriganë.

Drenicapress e boton të plotë reagimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Reagim nga qëndra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skënderaj!

Sot, nga banorët e fshatit Syriganë jemi informuar për një zjarr të madh që i ka përfshirë malet e këtij fshati. Banorët e kishin kuptuar qëllimim e zjarrvënies: “Këtu duan ta ndërtojnë një gurëthyes.”- thonë ata.

“Siç duket fillimisht duan t’i shëmtojnë këto bukuri natyrore, e mandej të na thonë: e shihni që mali është djegur, bukuri natyrore s’ka më?! E pra, nuk keni pse të protestoni kur ne duam ta ndërtojmë gurëthyesin.” Ky është rrëfimi i banorëve.

Rrëfim të cilin ata e përligjin me faktin se kishin lajmëruar policinë dhe zjarrëfikësit, por qe ata qëllimisht ishin vonuar, derisa përmasat e zjarrit të ishin të pa përballushme.

Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE!, duam t’i sigurojmë banorët e Syriganës, por jo vetëm ata, se do na kenë çdo herë pranë në kërkesat e tyre të drejta. Ne do t’i përcjellim më shumë vëmendje zhvillimet atje, dhe do të angazhohemi që ai gurëthyes të mos ndërtohet pa pelqimin e banorëve. Njëkohësisht, kërkojmë nga pushteti lokal, të marr masa dhe të parandalojë zjarrin që po i rrezikon banorët, ngase banorët e Skenderajt kanë filluar t’i kuptojnë manipulimet që po u bëhen tash e 18 vite, dhe nuk do të jetë e largët dita kur duhet të japin llogari për dëmet që ia kanë shkaktuar dhe po vazhdojnë të ia shkaktojnë banorëve të Skënderajt dhe fshatërave përreth”, përfundon reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz