BallinaRegjionaleMitrovicëNë Mitrovicë do të ndërtohet parku energjetik me vlerë 169 milionë euro

Në Mitrovicë do të ndërtohet parku energjetik me vlerë 169 milionë euro

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit, Besnik Beka, sot ishin të pranishëm në një takim të grupit ndërministror të udhëhequr nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas njoftimit për media në këtë takim është formuar Grupi Operacional për shqyrtimin dhe vlerësimin e dokumentacionit të aplikuesit, pjesë e të cilit është zgjedhur edhe Mitrovica respektivisht drejtori i Urbanizmit, Besnik Beka.

“Kryetari Bahtiri bën të ditur se projektet zhvillimore për qytetin e Mitrovicës po vazhdojnë edhe në këtë vit, ku do të kemi investime qindra milionëshe në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike. Në kuadër të këtij projekti në qytetin e Mitrovicës do të ndërtohet parku energjetik ku do të prodhohen 110 MË energji elektrike përmes 30 turbinave me erë. Ky investim nga kompania “Sowi Kosovo LLC” planifikohet të bëhet në shifrën prej 169 milionë euro dhe do të jetë më i madhi i bërë që nga pas lufta në fushën e investimeve në energji alternative. Për këtë investim negociatat mes komunës së Mitrovicës dhe investitorit “Soëi Kosovo LLC” kanë filluar në vitin 2017, ndërsa në vitin 2018 është nënshkruar memorandumi”, thuhet në njoftimin për media.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz