back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeNë mandatin e tij u lincencua kompania e Hamoviqit | Kurti në...

Në mandatin e tij u lincencua kompania e Hamoviqit | Kurti në 2019 kërkonte largimin e EFT-së: Nuk mund të jemi liderë shqiptarë nëse na dominon

Të ngjajshme

Institucionet e Kosovës kanë pajisur me licencë kompaninë “Energy Financing Team” (EFT) gjatë mandatit të qeverisë Kurti 2.

Vendimi është dokumentuar përmes një akti zyrtar të Zyrës së Rregullatorit për Energji, i cili u bë publik nga ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Lahu. EFT është kompani në pronësi të biznesmenit Vuk Hamoviq, transmeton lajmi.net.

Publikimi i këtij dokumenti ka nxjerrë në pah një mospërputhje të dukshme me qëndrimet e mëhershme të kryeministrit Albin Kurti ndaj kësaj kompanie. Vetëm dy vjet para dhënies së licencës, Kurti kishte shprehur një diskurs tejet kritik ndaj EFT-së.

Më 11 nëntor 2019, në një intervistë për Report TV, Kurti u bënte thirrje publike qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që ta largonin EFT-në nga tregu energjetik, duke e cilësuar këtë veprim si domosdoshmëri politike dhe kombëtare.

Ai kishte shkuar edhe më tej, duke e ndërlidhur legjitimitetin e udhëheqësve shqiptarë me largimin e kësaj kompanie nga tregu. Sipas Kurtit, nuk mund të pretendohej për përfaqësim dhe lidership shqiptar për sa kohë që EFT vazhdonte të dominonte sektorin energjetik.

Në kundërshtim me këto deklarata, EFT jo vetëm që nuk u përjashtua nga tregu, por përkundrazi, mori miratim institucional pikërisht gjatë qeverisjes së Kurtit.

Sipas Berat Lahut, licenca është dhënë në një periudhë kur kryesuesi dhe gjysma e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji ishin emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, çka ka ngritur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e qëndrimeve politike ndaj kësaj kompanie./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz