“Që vidhet në Kosovë besoj që e dinë të gjithë. Në Kosovë nëse i vjedh 1 milion euro të thonë je i zoti, nëse shkon në burg për një shumë përfundi 10 mijë euro thonë je qyqan”
Avokati Tomë Gashi ka thënë se është proces i vështirë sigurimi i provave për raste të korrupsionit sepse në shumicën e rasteve prapa një nënshkrimi qëndrojnë shumë persona, me ndikim politik dhe ekonomik,.
Në Zona e Debatit në Klan Kosova, ai ka deklaruar që në këtë kontribuon edhe fakti që në një pjesë të rasteve pikërisht institucionet që duhet t’i sigurojnë provat janë të ndikuara, për të mos thënë të korruptuara.
“Perceptimi është që aktakuzat e nivelit të lartë duket që ndoshta për shkak të volumit të punëve apo për shkak të ndikimeve në gjykatë nuk kalojnë. Kjo është simptomatike kur kemi të bëjmë me cështje të korrupsionit. Në aferat korruptive është sikur ta marrim një lëmsh dhe nëse nxirret fija dalin shumë tjera”.
“Një prej dëmeve më të mëdha në sistemin gjyqësor është se gjyqtarëve dhe prokurorëve iu kërkohet normë. Prokurorët nuk kanë staf përcjellës, gjyqtarët po ashtu jo. Stafi teknik dhe i zyrtarëve juridik mungon jashtëzakonisht shumë”.
“Ato prova duhet t’i sigurojnë institucionet që mund të jenë vet të korruptuara. Mund të ketë institucione të pavarura që mund të mos jenë të korruptuara, por të ndikuara. Kur vidhet diçka gjithmonë dyshohet se prapa saj qëndron një politikan apo ndonjë njeri me ndikim. Nuk besoj që ka tenderë të mëdhenj që mund të nënshkruhen pa lejen, apo izën e ministrit, apo të kryeministrit”.
“Që vidhet në Kosovë besoj që e dinë të gjithë. Në Kosovë nëse i vjedh 1 milion euro të thonë je i zoti, nëse shkon në burg për një shumë përfundi 10 mijë euro thonë je qyqan“.
“Janë vjedhur qindra milionë euro në autostradën Ibrahim Rugova”.