Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur në vitin 2017, 129 në 2018 dhe të tjerët, 16 këtë vit.
E ndërkaq sot është paraqitur një rast tjetër i rrezikimt të jetëve të njerëzve në komunikacion.
Një lexues i Gazeta Metro ka dërguar një fotografi të një kamioni, ku shihet që nuk është aspak në gjendje të rregullt. Ky kamion po qarkullonte në rrugët e Prizrenit, konkretisht në hyrje të autostradës në këtë qytet.

Ndryshe tash e sa ditë Policia e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, po bëjnë apel tek qytetarët për kujdes të shtuar në komunikacion. /gazetametro.net


