back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaZgjedhjetNë këto qytete do të bëjnë fushatë sot partitë politike

Në këto qytete do të bëjnë fushatë sot partitë politike

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli mban tubim me qytetarët e Komunës së Kamenicës ( Palestra e Sporteve, ora 15:30), pas këtij tubimi Veseli do të mbajë tubim me qytetarët e Gjilanit në Palestrën e Sporteve në ora 17:00. Veseli do të vazhdojë në Viti ku në ora 18:30 do të mbajë tubim në Shtëpinë e Kulturës. Kandidati i PDK-së për Kryeministër do të zhvillojë më pas takim me ndërmarrës nga Komuna e Ferizajt në ora 20:30 në Restorant Ujëvara.

Kurse kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani mban takim me qytetarë në Istog. (Në oborrin e Shtëpisë së Kulturës në Istog, ora 15:30), më pas në orën 17:00, Osmani do të mbajë tubim në Sallën e sporteve “Karagaq”, në Pejë.

Ditën e sotme ajo do ta përfundojë me një takim në orën 19:00, në shkollën fillore “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë.

Koalicioni AAK-PSD mban tubim zgjedhor në Viti. (Para Shtëpisë së Kulturës, ora 16:00), pas Vitisë ata do të mbajnë tubim në Gjilan në ora 18:00 në Parkun “Dardania” në lagjen Dardania. Pas Gjilanit AAK-PSD mban tubim zgjedhor në Lipjan. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 19:30)

Partia Nisma mban tubim me qytetarë në Drenas. ( Salla e Kulturës, ora 16:00) e pas Lipjanit ata do të mbajnë tubim zgjedhor në Lipjan në Shtëpinë e Kulturës në ora 18:00. Njëkohëisht Nisma do të mbajë tubim në po të njejtën kohë me qytetarët e Fushë Kosovës në Sallën e Stacionit Hekurudhor.

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti merr pjesë në tubimin zgjedhor në Gjakovë. (Salla e sporteve “Shani Nushi”, ora 19.00)

Të Fundit

Sport

ShowBiz