Në këtë vend të Kosovës, bora arrin deri në 40 cm
01

Lexo edheShokuese, nxënësit serbë i urrejnë më shumë shqiptarët se sa edhe romët, kroatët e boshnjakët

Tash e dy ditë reshjet e borës kanë mbuluar çdo vend të Kosovës, njofton Gazeta Blic.
Në disa vende të Kosovës, dendësia e borës është mjaft e madhe. Në Junik dendësia e borës ka arritur deri në 40 centimetra.
Në disa fotografi të dërguara ne redaksi vërehet se bora është duke vazhduar të bie.
Mot i tillë me reshje bore pritet të mbajë gjatë tërë javës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita më e ftohtë do të jetë dita e mërkurë, ku temperaturat do të arrijnë deri në -18.

Lexo edheShokuese, nxënësit serbë i urrejnë më shumë shqiptarët se sa edhe romët, kroatët e boshnjakët


