back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleNë këtë fshat të Drenicës ra breshër 25 cm, thonë banorët

Në këtë fshat të Drenicës ra breshër 25 cm, thonë banorët

Të ngjajshme

ANP “Adem Jashari” kishte mbi 4.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari ka njoftuar gjatë vitit...

Dështon transferimi i Matetas te Milani

Jean-Phillipe Mateta nuk do t’i bashkohet Milanit. “Rossonerët”, vendosën që...

Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim të zemërimit”

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë shpërndarja...

Disa komuna të Kosovës janë përfshirë mbrëmë nga të reshurat e shumta atmosferike, raporton KTV.

Në fshatin Rezallë të komunës së Skenderajt, sipas banorëve, ka rënë breshër deri në 25 cm dhe ka shkatërruar kulturat bujqësore.

Banorët ankohen se serrat e tyre mund të shkatërrohen komplet për shkak të dëmeve nga breshri.

Gjatë së martës, në këtë fshat ka filluar të digjet edhe shtylla elektrike e tensionit të ulët. Menaxheri i KEDS-it në Skenderaj, që doli në vendin e ngjarjes, prapa kamerës, ka thënë se shkak i djegies së shtyllës mund të jetë edhe lagia e kabllove nga breshri i mbrëmshëm.

Në Komunën e Skenderajt thonë se nuk kanë buxhet për këto raste, por që do të mundohen t’iu dalin në ndihmë banorëve.

Dëme të shumta nga breshri ka pasur edhe në Istog. Sipas zyrtares për informim të kësaj komune, Jeta Balaj, dëme janë shkaktuar në fshatrat Veriq dhe Kovragë dhe është duke u bërë identifikimi i tyre.

Dëme në kulturat bujqësore janë raportuar edhe në komunën e Drenasit.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz