Në dyshim të madh transferimi i Xhakës te Sunderland, mediumi gjerman sjell detaje
dp

Lexo edheShpejtim Bulliqi zyrtarizon kandidaturën për mandatin e dytë në Podujevë – përmend projektet milionëshe të realizuara

Një marrëveshje mes Bayer Leverkusen dhe Sunderland për Granit Xhaka aktualisht konsiderohet shumë pak e mundshme, sipas BILD.
Xhaka u ka bërë të qartë drejtuesve të klubit gjerman se do t’i qëndrojë 100% i përkushtuar Leverkusenit nëse marrëveshja bie poshtë.
Sipas raportimeve, Sunderland i ka ofruar Xhakës një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh, ndërkohë që aktualisht ai fiton 7 milionë euro, por klubi i sapongjitur në Premierligë ka vendosur një buxhet maksimal.

Lexo edheShpejtim Bulliqi zyrtarizon kandidaturën për mandatin e dytë në Podujevë – përmend projektet milionëshe të realizuara
Leverkusen ka kuptuar se nuk do të ketë një rritje të ndjeshme të ofertës fillestare prej rreth 10 milionë eurosh.
Vlerësimi që Sunderland i ka bërë mesfushorit zviceran është larg kërkesës prej 20 milionë eurosh që ka Leverkusen.