back to top
Wednesday, February 18, 2026
BallinaLajmeNë dy raste të ndara Policia konfiskon armë në Ferizaj e Kaçanik...

Në dy raste të ndara Policia konfiskon armë në Ferizaj e Kaçanik – 24 vjeçari ndalohet, 45 vjeçari lirohet

Të ngjajshme

Bashkë për Kosovën, Konjufca i afërm me familjen e Kadri Veselit

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca,...

Ftesa e Trump, Edi Rama niset drejt Washingtonit

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Washingtonit, në...

Gucati nga Haga: Pres që këta burra të lirohen në muajin maj

Kreu i shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së,...

Dua Lipa uron pavarësinë

Dua Lipa ka uruar për 18-vjetorin e pavarësisë së...

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj është arrestuar një 24-vjeçar, për mbajtje në pronësi apo kontroll i paautorizuar i armëve, dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

PK’ja në komunikatën e saj, ka njoftuar edhe për një rast tjetër, të ndarë nga i pari, që ka ndodhur në Kaçanik, ku një 45 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor, të cilit i është sekuestruar një armë zjarri me 13 fishekë,  përcjell Gazeta Express.

Komunikata:

Mbajtje në pronësi apo kontroll i paautorizuar i armëve në Ferizaj dhe Kaçanik

Më datën 17.02.2026, rreth orës 21:00, njësiti i hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se personi Sh.R. (24 vjeç) posedon armë zjarri.

Pas veprimeve hetimore dhe bastisjes në një lokal në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë) me tetë fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe gjatë intervistës ka pranuar se arma ishte në pronësi të tij.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi apo kontroll i paautorizuar i armëve”. Pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq, më datën 18.02.2026, rreth orës 09:10, në fshatin Kotlinë në Kaçanik, njësiti i hetimeve të stacionit policor në Kaçanik ka sekuestruar një armë zjarri (pushkë gjuetie) me 13 fishekë.

I dyshuari me inicialet U.L. (45 vjeç), është shoqëruar në stacion policor dhe pasi është intervistuar nga policia, me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.

Të Fundit

Sport

ShowBiz