“Ne duam të arrijmë objektivat tona”, ministri i Jashtëm izraelit: Nuk përjashtohet një operacion tokësor në Iran dhe Liban
dp

Lexo edheErdogan: Sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit, një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, deklaroi se nuk e përjashton mundësinë e një operacioni tokësor në Iran dhe Liban.
Ai shtoi se shpresonte që konflikti të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, por përsëriti se Izraeli dëshiron të arrijë objektivat e tij.
Ministri hodhi poshtë akuzat për shkelje të ligjit ndërkombëtar, duke theksuar se “nuk mund të mbrohesh nga dikush që vepron sikur dëshiron të të eliminojë”.

Lexo edheErdogan: Sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit, një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare
Ai gjithashtu deklaroi se Izraeli ka informacione të forta se regjimi iranian ishte gati të zhvendoste programin e tij bërthamor në një vend të thellë nëntokësor, të sigurt nga çdo sulm, dhe se së shpejti do të mund të arrinte armë bërthamore.