Në Drenas asnjë, në Skenderaj vetëm 1 rast i ri me koronavirus
03

Lexo edheE trishtë: Kjo është gruaja nga Mitrovica që u ther 11 herë me thikë nga burri, ishte në rrezik për jetën

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 561 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 50 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Në komunën e Drenasit nuk është regjistruar asnjë rast i ri pozitiv me virusin korona, ndërsa në Skenderaj vetëm 1 rast i ri, shkruan DrenicaPress
Sipas njoftimit të IKSHPK’së, i infektuari nga komuna e Skenderaj është me lokalitet në Prekaz të Epërm. /DrenicaPress/

Lexo edheE trishtë: Kjo është gruaja nga Mitrovica që u ther 11 herë me thikë nga burri, ishte në rrezik për jetën