BallinaLajmeNë Ditën Botërore të Ujit, KRU “Hidrodrini” bën thirrje për kujdes ndaj...

Në Ditën Botërore të Ujit, KRU “Hidrodrini” bën thirrje për kujdes ndaj burimeve të jetës

Të ngjajshme

Sot, më 22 mars, shënohet Dita Botërore e Ujit, një ditë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë jetike të ujit dhe nevojën për menaxhim të qëndrueshëm të tij.

Uji, si një nga burimet më të çmuara për jetën, vazhdon të jetë i paarritshëm për një pjesë të madhe të popullsisë botërore. Sipas statistikave, çdo ditë një familje mesatare shpenzon rreth 50 litra ujë vetëm për tualet, ndërkohë që një në gjashtë njerëz në botë nuk ka qasje në 20 deri në 50 litra ujë të freskët për pije. Pasojat e mungesës së ujit vazhdojnë të jenë tragjike, duke përfshirë edhe humbje të jetëve të fëmijëve.

Vlerësimet globale tregojnë se rreth 1.1 miliard njerëz ende nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, ndërsa 2.4 miliard jetojnë pa kushte themelore higjienike. Sipas të dhënave të OKB-së, çdo vit rreth 502 mijë njerëz humbin jetën si pasojë e diarresë së shkaktuar nga uji i ndotur.

Në këtë ditë, KRU “Hidrodrini” u bën thirrje qytetarëve që të kursejnë ujin, ta përdorin atë në mënyrë të përgjegjshme dhe të përmbushin obligimet ndaj shërbimeve ujore, duke shmangur keqpërdorimin.

Dita Botërore e Ujit u vendos me rezolutë të Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 1992, ndërsa për herë të parë filloi të shënohet në vitin 1993. Rrënjët e kësaj nisme datojnë që nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për ujin, e mbajtur në vitin 1977 në Mar del Plata, Argjentinë, ku u hodhën bazat e para për trajtimin global të çështjeve të ujit.

Nën moton “Uji është jetë, ta ruajmë, ta paguajmë dhe ta përdorim racionalisht”, kjo ditë shërben si kujtesë për rëndësinë e mbrojtjes së këtij burimi jetik, i cili sot më shumë se kurrë kërkon vëmendje dhe përgjegjësi të përbashkët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz