BallinaLajmeNë disa akse rrugore në Malishevë, raportohet për vështirësi në qarkullim shkaku...

Në disa akse rrugore në Malishevë, raportohet për vështirësi në qarkullim shkaku i reshjeve

Të ngjajshme

“Gjestit iu kërcënua liria”/ Three60 në mbështetje të artistit

Artisti nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën...

Therje me thikë në Aktash të Prishtinës

Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte...

Prishtinë: Therje me thikë në Aktash

Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte...

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

Zhegrova në bankë për ndeshjen Juventus-Udinese

Ylli kosovar Edon Zhegrova nuk do të nisë sonte...

Si pasojë e reshjeve të mëdha gjatë orëve të fundit, në disa rrugë në Komunën e Malishevës ka vështirësi në qarkullim, por situata e përgjithshme mbetet e menaxhueshme.

Sipas një njoftimi të kësaj komune, ekipet e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Policia e Kosovës, si dhe ekipet komunale, janë në gatishmëri të plotë dhe në shërbim të qytetarëve.

“Në disa pjesë, lumi Mirusha ka dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të mëdha të ujërave. Si rezultat i prezencës së ujit në rrugë, aktualisht me vështirësi të kalueshme janë: rruga “Hamdi Berisha” në Malishevë, transiti afër lagjes Hoti, rruga Malishevë-Banjë, rruga Mirushë-Gurbardh, rruga Lubizhdë-Turjakë, ura në Lubizhdë, një urë në një lagje të fshatit Damanek, si dhe rruga për në fshatin Panorc, ku në dy segmente ka prezencë të ujit”.

Poashtu bëhet e ditur se furnizimi me energji elektrike po realizohet me reduktime në disa pjesë të qytetit, ndërsa furnizimi me ujë është i rregullt, por uji nuk është i përdorshëm për momentin, për shkak të ndotjes nga vërshimet e ditëve të kaluara. Ekipet përkatëse janë në terren dhe po punojnë për sanimin e këtyre vështirësive.

“Luten qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative për lëvizje, të mos tentojnë të përdorin rrugët e lartcekura dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur nga Policia e Kosovës për ndalim të qarkullimit”, theksohet në njoftim

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz