Në Deçan është inauguruar një murali i ri kushtuar ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Vepra artistike është realizuar nga artisti Bledar Cakalli dhe u zbulua sot gjatë aktiviteteve festive në komunë.
Murali paraqet figurat e luftëtarëve të UÇK-së dhe simbolikën e rezistencës për liri, duke u bërë një pikë e re kujtimi dhe respekti për sakrificën e tyre./Lajmi.net/
- Advertisement -