Në rajonin e Drenicës ende ka një numër të konsiderueshëm të mjeteve të pashpërthyera, të mbetura nga lufta e fundit.
Rasti më i ri është ai i ditës së djeshme në fshatin Arllat të Drenasit, ku një qytetar ka njoftuar Policinë e Kosovës së ka vërejtur në mjet të pashpërthyer. Organet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së kanë asgjësuar mjetin pa incidente. /Drenica Press/