back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajme“Në aeroplanin sllovak të rrëzuar më 2006 kishte prova kundër UÇK-së”, eskalojnë...

“Në aeroplanin sllovak të rrëzuar më 2006 kishte prova kundër UÇK-së”, eskalojnë në fantazi mediat e Vuçiqit

Të ngjajshme

Vetëdorëzohet i dyshuari tjetër për tentim-vrasjen në Nadakovc të Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë,...

Janë çift? Ja çka i bëri bashkë Afronën e Art Rushitin

Natën e mbrëmshme, disa fotografi në rrjetet sociale kanë...

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Nis hetimi i dy vdekjeve në Pejë

Policia ka nisur hetimin e dy rasteve të ndryshme...

Gazeta serbe “Novosti” e cila kontrollohet nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq, dhe që njihet për propagandë antishqiptare tashmë ka eskaluar në fantazi.

Kjo gazetë i është rikthyer një aksidenti të ndodhur në vitin 2006 kur në Hungari ishte rrëzuar një aeroplan me ushtarë sllovakë i cili po kthehej nga Kosova për në Sllovaki.

Kjo gazetë shkruan se aeroplani ka shumë të ngjarë që nuk është rrëzuar për shkak të një gabimi të pilotit që është edhe versioni zyrtar i hetimeve, por për shkak se brenda kishte prova kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu raportojnë bazuar në deklaratat e avokatit Goran Petrnjieviç, i cili thotë se këto informacione janë marrë pasi dosjes së këtij incidenti i është hequr marka e të qenit sekret para një jave.

Petronijevic i ka thënë portalit Kosovonline se ushtarët sllovak kishin qëndruar rreth gjashtë muaj në rrethin e Podujevës dhe se rrëzimi i aeroplanit të tyre në Hungari ka ndodhur në rrethana të pashpjegueshme.

Sipas këtij avokati në aeroplan kishte pasur disa arka alumini në të cilat me shumë gjasë ka pasur dëshmi për varreza masive të serbëve ose jo-shqiptarëve “të vrarë nga UÇK’ja”.

Ky avokat shkon edhe përtej. Thotë se disa prej anëtarëve të familjes të ushtarëve që kishin humbur jetën në atë aksident, akuzojnë Miroslav Lajcakun se kishte kontribuar që një çështje e tillë të mos hapej më.

“Pas këtij aksidenti, Lajçak ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë dhe një prej politikanëve me më ndikim. Ata besojnë se për të mbajtur paqe dhe për të mbrojtur ushtarët e UÇK-së, Lajçak ka ushtruar ndikimin e tij që një rast i tillë të mos hapet”, ka thënë Petronijevic.

Në versionin zyrtar të përmbylljes së hetimeve, është thënë se aeroplani është rrëzuar pas një gabimi të pilotit dhe se brenda nuk është gjetur asgjë. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz