Në Açarevë të Skenderajt inagurohet Kulla e dëshmorit Ismet Rrahmani (FOTO)

Është inguruar Kulla e Ismet Rrahmanit në Açarevë të Skenderajt. Në Açarevë të Skenderajt sot është inaguruar Kulla e dëshmorit Ismet Rrahmani e ndërtuar nga Ministra e Kulturës përkrahur nga Komuna e Skenderajt, transmeton Drenica Press.
Në këtë manifestim ka marrë Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, Kryeministri Isa Mustafa, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, deputetë, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve.
Kryeministrit Isa Mustafa, Nënkryetari Nura, histroriani Frashër Demaj, deputeti Rexhep Selimi dhe z. Xhavit Jashari kanë mbajtur fjalë rasti para të pranishmëve.

Lexo edheVeseli: Veprimtaria prodhuese do të jetë fokusi i angazhimit tim politik
Shiritin inagurues të kullës muze të Ismet Rrahmanit e kanë prerë Kryeministri Mustaf, Nënkryetari Nura, nëna e dëshmorit Ismet Rrahmani dhe Emin Lati në emër të OVL të UÇK-së. Kulla e Ismet Rrahmanit në Açarevë është inaguruar në shenjë përkujtimi të hapjes së shkollës së parë ushtarake të UÇK-së në këtë fshat, gjatë luftës çlirimtare.














