back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeNdryshon moti, ja kur fillojnë reshjet e shiut

Ndryshon moti, ja kur fillojnë reshjet e shiut

Të ngjajshme

Nis hetimi për vdekjen e një burri në Fushë-Kosovë

Një hetim mbi vdekjen është duke u bërë në...

Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Moti mbi vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Arrestohet një person në Mitrovicë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një person është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale...

Ditët e ngrohta dhe me diell, duket se po u vjen fundi. Duke filluar nga dita e nesërme, reshjet e shiut do të jenë prezente në territorin e vendit tonë, duke sjellë zyrtarisht stinën e vjeshtës, e cila përkon me uljen e temperaturave dhe lagështirës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në vend, ditën e enjte parashikohet që moti të nisë i vranët. Gradualisht prej mesditës, në pjesën më të madhe të vendit do të nisin kthjellimet, përjashtuar jugun.

Reshjet e shiut fillimisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, por prej mesditës do të përqendrohen në jug, aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat e shiut.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

  • zonat malore 5ºC deri në 15ºC
  • zonat e ulëta 8ºC deri në 22ºC
  • zonat bregdetare 12ºC deri në 21ºC
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz