HomeNdryshimet në trupin tuaj 40 ditë pa duhan

Ndryshimet në trupin tuaj 40 ditë pa duhan

Të ngjajshme

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

Nga dita e sotme, qytetarët do të paguajnë më...

Ish-futbollisti i Milanit arrestohet në Zagreb, dyshohet për një rast korrupsioni

Ish-reprezentuesi i Kroacisë, Dario Simic, është arrestuar mëngjesin e...

Vetëdorëzohet i dyshuari për plagosjen me armë zjarri në Pejë

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e...

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka intensifikuar aktivitetet për...

Rrahu nënën dhe motrën, arrestohet burri nga Fushë Kosova

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet...

Ndaloni pirjen e duhanit vetëm për 20 minuta dhe ju tashmë keni një efekt pozitiv në trupin, mushkëritë dhe trurin tuaj. Por, çfarë nëse ju vendosni që të hiqini dorë nga pirja e duhanit për një periudhë më të gjatë?

40 ditë dhe 40 net pa pirë duhan më të vërtetë janë një ndryshim pozitiv në jetën tuaj.

20 minuta: Brenda 20 minutave të parë të mos pirjes së duhanit, tensioni juaj i gjakut dhe pulsi i rikthehen normalitetit.

24 orë: Në këtë pikë, gjërat fillojnë të vështirësohen pak: Shqetësimet tuaja dhe simptomat që të tërheqin për të pirë prapë arrijnë kulmin e tyre. Disa nga këto simptoma të tërheqjes përfshijnë dëshirat maksimale për të pirë cigare, zemërimin, zhgënjimin, ankthin, depresionin dhe nervozizmin. Niveli i monoksidit të karbonit në gjakun tuaj është reduktuar dhe fillon drejt normalitetit.

48 orë: Pas dy ditëve gjërat tani fillojnë të shkojnë më mirë. Aftësia juaj për të shijuar gjërat dhe për të dalluar erërat do të jenë përmirësuar në masë të madhe.

2 javë: Simptomat e tërheqjes dhe efektet anësore negative fillojnë të zhduken, qarkullimi i gjakut fillon të përmirësohet dukshëm dhe mushkëritë tuaja fillojnë t’i rikthehen normalitetit të vërtetë. Ju do të filloni të ndiheni më energjik, do keni më pak kollitje, më pak vështirësi në frymëmarrje dhe përmirësim të gjendjes së sinuseve.

30 ditë: Ditë për ditë, efektet e tua negative do të vazhdojnë të ulen derisa ato zhduken gati krejtësisht. Kondicioni juaj, energjia, shëndeti dhe mushkëritë fillojnë të punojnë normalisht dhe të përmirëson shumë. Funksioni i tyre është i pastër, mushkëritë tuaja nuk do të shmangin një numër të madh të infeksionesh. Tani ato do të bëjnë punën e tyre më mirë pasi ju nuk jeni duke i shkatërruar ato me katran të zi, transmeton Koha.net.

40 ditë: Ju e keni bërë ndryshimin pozitiv, bravo. Gjërat janë më të lehta tani, për dallim nga javët e para. Ju nuk duhet të harroni se mospirja e duhanit ndalon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sulmin në zemër, goditjet në tru bien për 50%. Pesë vjet pasi të ndaloni pirjen e duhanit rrezikun për sëmundjen e diabet është në rënie. Njëzet vjet më vonë, në qoftë se ju nuk keni pirë cigare ende, rreziku për sëmundjeve kronike dhe vdekje është reduktuar maksimalisht.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz