back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeNdodhi edhe kjo në Kosovë/ Bie dritarja gjatë orës së mësimit, lëndohen...

Ndodhi edhe kjo në Kosovë/ Bie dritarja gjatë orës së mësimit, lëndohen dy nxënës

Të ngjajshme

GOOOOOOOOOOOOOOOOL: Drita në epërsi, Manaj tund portën e ekipit nga Qipro

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë po zhvillohet ndeshja...

Nura: LVV po përpiqet të blejë deputetë, PDK s’jep vota për Kurtin

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura ka deklaruar se Lista...

Ehat Miftaraj ironizon me faturën e rrymës: Për një moment mendova se jam oligark

Anëtari i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat...

Osmani: Përgjigjja ndaj agresorit është të kesh aleanca të forta

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj...

Një incident ka ndodhur dje në shkollën fillore “Zenel Salihu” në fshatin Bardh të komunë së Fushë Kosovës, ku gjatë orës së mësimit një dritare ka rënë nga vendi dhe ka lënduar dy nxënës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Islam Shabani. Shabani ka bërë të ditur se fatmirësisht nxënësit nuk kanë pasur lëndime të rënda.

“Po incidenti ka ndodhur në klasën e 7 të kësaj shkolle. Gjatë orës së mësimit dritarja ka ra nga vendi dhe i ka lënduar dy nxënës, fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime të rënda”, ka treguar Shabani.

Më tej drejtori i arsimit ka treguar se në klasë në momentin e incidentit i pranishëm ka qenë edhe kujdestari i asaj klase.

“Drejtori i ka dërguar nxënësit e lënduar në shtëpinë e shëndetit në Fushë Kosovë dhe të njëjtit janë liruar për në shtëpi pas kontrollit mjekësor”, ka thënë Shabani.

Ndryshe, dega e PDK-së në Fushë Kosovë përmes një njoftimi për media ka thënë se ky rast është tentuar të fshihet nga drejtori i Arsimit në këtë komunë, Islam Shabani.

“Merret vesh se armaturat e skeleve kanë rënë në dritaret e shkollës ku po mbahej mësimi me ç’rast kanë goditur nxënësit, ku dy vajza kanë marrë lëndime në kokë dhe shpinë.

Për më tepër ngjarja nuk është bërë e ditur as në polici e as në QKMF të Fushë Kosovës, pasi nga kërcënimet e Islam Shabanit, nxënësit janë dërguar në QKUK, duke tentuar që gjithçka të kalojë në heshtje.

Merret vesh se interesimit të një medium lokal për këtë ngjarje nuk i janë dhënë informacione as nga QKUK-ja e as nga policia. Madje sipas informacioneve as në raportin 24 orësh të policisë nuk është shënuar ky rast”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Dega e PDK-së në Fushë Kosovë ka kërkuar sqarim në lidhje me krejt këtë ngjarje nga drejtori i Drejtoratit të Arsimit në Fushë Kosovë, Islam Shabani, nga policia e Kosovës dhe nga QKUK-ja. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz