back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeNdodh për herë të parë në Drenicë, ky është serbi që kandidon...

Ndodh për herë të parë në Drenicë, ky është serbi që kandidon për asamble komunale në Skenderaj (FOTO)

Të ngjajshme

Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin në Jarinjë

Qytetarëve të Kosovës u është bërë thirrje që të...

“Familjes së Gjestit nuk iu desh edhe kjo, shpresoj të lirohet”

Influencerja Kosovare Rexhepi ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykata...

Kurti pret ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovën, uron Ditën e Shën Patrikut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot...

Opozita synon të krijojë “front” përballë tij, Kurti i “ngacmon” me ftesa për takime

Në Kosovë linjat ideologjike të partive politike thuajse kurrë...

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Fikrim Damkës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Gjykata ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj kryetarit...

Kosova është përfshirë në ethet e garës elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Dhe, ndër shumë aspekte,  ajo që i bën këto zgjedhje të dallojnë nga ato të kaluarat është fakti se në komunën e Skënderajt, në zemër të Drenicës, një serb 24-vjeçar nga fshati Banja, Milosh Kovaçeviç, do të kandidojë për asambleist të kësaj komune.

Ai thotë se që nga viti 2000, serbët nuk kanë bashkëpunuar në masë të duhur me shqiptarët dhe se nuk kishin marrëdhënie të mira si sot.

Milloshi këtë vit ka marrë një vendim që shumë nga bashkëkombasit e tij nuk kanë guxim të bëjnë.

Fshati i tij gjendet në komunën e Skënderajt, në rajonin e Drenicës, i njohur si më anti-serbi në terma patriotikë, luftarakë e heroikë. Ai vendosi të kandidojë për asambleist në kuvendin komunal dhe kështu t’u hapë rrugën serbëve të tjerë që jetojnë në këtë rajon që të konkurrojnë për përfaqësimin e interesave e bashkatdhetarëve të tyre, raportojnë mediat serbe.

“Ideja erdhi, para së gjithash, 10 vite më parë, ndoshta edhe më shumë. Ne nuk kishim asnjë kandidat serb në asamblenë komunale apo ndonjë përfaqësues që do të mbrojë interesat dhe të drejtat tona në kuvendin komunal dhe të përfaqësojë disa nevoja të njerëzve që jetojnë këtu”, shpjegon Miloshi.

Sipas tij, nevojat më të mëdha janë kushtet themelore jetësore që janë vështirësuar në masë të madhe, për shkakun se Banja ndodhet larg nga qyteti.

Nedeljko Kovaçeviç, kreu i Zyrës për Komunitete dhe Kthim në komunën e Skënderajt dhe qytetar i Banjës, thotë se kjo është një mundësi e mirë për serbët që jetojnë në këtë rajon për të fituar një përfaqësues i cili jeton dhe planifikon të qëndrojë në vendlindjen e tij.

Ai beson se pas disa vitesh frike të bashkëpunimit me shqiptarët, ka ardhur koha që serbët të kenë përfaqësuesin e tyre në komunën e Skënderajt.

Ai konsideron se tani ekzistojnë kushte dhe mundësi që të paktën dikush të përpiqet të bëhet këshilltar në kuvendin komunal”, tha Kovaçeviç.

Millosh thotë se shqiptarët kanë mirëpritur shumë pozitivisht kandidaturën e tij për asambleist.

“Kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe shpresoj se kjo do të vazhdojë kryesisht për shkak të së ardhmes së të gjithëve, sidomos të rinjve. Siç mund ta shikoni këtu në fshat, kemi një shkollë, një kopsht, kemi një komunë, një ambulantë. Liria e lëvizjes, disa kushte të vështirësuara kanë kontribuar në faktin që askush prej serbëve nuk ka kandiduar për asambleist në komunë”, thotë Milosh.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen në 22 tetor dhe pas kësaj do të dimë nëse Millosh do të sigurojë një karrige në asamblenë komunale, shkruajnë mediat.

Përgatiti: Jeton Zenuni – /tesheshi.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz