Një rast pazakonshëm ka ndodhur në një lokal. Në vend që punëtori të paguhet për punën e bërë, ka ndodhur krejt e kundërta. Shefi i ka kërkuar ”dëmshpërblim”punëtorit të tij.
Rasti ka shokuar të gjithë, kur kanë dëgjuar se si shefi i ka kërkuar punëtorit të tij t’ia sjellë një shumë të hollash prej 700 dollarëve që në euro i bie rreth 500 euro.
Ky nuk është rasti i vetëm kur shefi sillet keq dhe ashpër me shërbyesit e tij. Raste thuajse të tilla ka shumë, por në forma të ndryshme.
Shumë punëtorë privat hasin në pengesa të mëdha për marrjen e pagave, e shumë prej tyre nuk janë aspak të kënaqur me trajtimin që kanë në punë.
Në botë janë regjistruar raste të ndryshme të keqtrajtimit të punëtorëve nga udhëheqësit e tyre.



