Një rast i rëndë ka ndodhur në Gjakovë.
Policia raporton se nëna e dy fëmijëve, ka raportuar në polici bashkëshortin e saj, i cili e kishte ofenduar, fyer, nënçmuar dhe dëbuar nga banesa me dy fëmijët e saj, transmeton Magazina.al
Njoftimi i plotë nga policia:
Gjakovë 06.06.2018 – 19:00. Viktima femër K-shqiptare ka raportuar se është ofenduar, fyer, nënçmuar dhe dëbuar nga banesa me dy fëmijët e saj, nga burri i saj i dyshuari mashkull K-shqiptar. Me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

