BallinaLajmeNdizen qirinj në Skenderaj në nderim të viktimave të Izbicës, Lushtaku: Ekspozita...

Ndizen qirinj në Skenderaj në nderim të viktimave të Izbicës, Lushtaku: Ekspozita e Gashit është fyerje për viktimat

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se sonte në këtë qytet janë ndezur qirinj në nderim të 147 civilëve të vrarë në masakrën e Izbicës.

Lushtaku po ashtu, ka komentuar ekspozitën në Prishtinë për masakrat në Kosovë, duke thënë se njëjta është fyerje për viktimat dhe për çdo familje që ka dhënë për lirinë e Kosovës.

Postimi:

Asnjë më pak se 147!

147 qirinj të ndezur sonte në Skenderaj në nderim të 147 civilëve të vrarë e të masakruar në Izbicë të Skenderajt. 147 janë jetë të pafajshme të masakruara mizorisht nga forcat serbe para 27 vitesh.

Dhe pikërisht sot, kur kujtesa kërkon dinjitet, “këshilltarë” të pushtetit qendror tentojnë ta ndryshojnë e tjetërsojnë të vërtetën. Ekspozita e Shkelzen Gashi është fyerje për viktimat dhe për çdo familje që ka dhënë për lirinë e Kosovës.

Nuk ka barazim e nuk ka tjetërsim. E vërteta për Masakrën e Izbicës dhe për shumë krime të tjera në Kosovë është e pastër si kristali dhe kush e shtrembëron atë në favor të Serbisë është kundër të vërtetës dhe krah tyre që kryen krime në Kosovë!

SL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz