Ndizen flakadanët e lirisë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, fillon “Nata e Zjarreve” (FOTO)
01

Lexo edheAdem Jashari ra duke kënduar (Video)

Para pak minutash janë ndezur flakadanët e lirisë në Prekazin e Adem Jasharit, ku kjo natë njihet edhe si “Nata e Zjarreve” që shënon edhe përmbylljen e manifestimit tre ditor të Epopesë së UÇK-së, shkruan Drenica Press.
Pikërisht para 21 vitesh ra Komandanti Legjendar Adem Jashari së bashku me familjen e tij 59 anëtarëshe.
Sikur edhe dy ditët e kaluara edhe sot Prekazi vlonte nga vizitorët e shumtë nga të gjitha trojet shqiptare, ku përkulëshin para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, duke treguar mirënjohjen e thellë për sakrificën sublime të familjes Jashari./DRENICA PRESS.
Lexo edheAdem Jashari ra duke kënduar (Video)
