back to top
Sunday, September 21, 2025
BallinaLajmeNdikimi i sanksioneve në realizimin e projekteve, Ibrahimi: Ministritë tona refuzuan donatorë

Ndikimi i sanksioneve në realizimin e projekteve, Ibrahimi: Ministritë tona refuzuan donatorë

Të ngjajshme

Arrestohen 4 persona në Podujevë, mbollën kanabis në arën me misër

Katër persona janë arrestuar në Dumnicë të Poshtme të...

Ali: Të gjitha resurset shtetërore u aktivizuan për lokalizimin e zjarrit mbi Batinc

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali,...

Xheneta zbulon vendin më të çuditshëm ku ka bërë dashuri

Ish finalistja e BBVK3, Xheneta Fetahu, gjatë një interviste...

Operacion policor në tri lokacione në Vushtrri, katër të arrestuar

Katër persona janë arrestuar në Vushtrri gjatë një operacioni...

Kryetari i Asociaconit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur rreth ndikimit që masat e BE-së ndaj vendit kanë në nivelin lokal.

Ai, tha se impakti është i madh, pasi, sipas tij, investimet për disa projekte të rëndësishme kanë ngecur si shkak i këtyre sanksioneve.

“Për masat e Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Kosovës, jemi në dijeni të gjithë. Ato mjete financiare normal që kanë impakt edhe në nivelin lokal. Shumica absolute e këtyre projekteve realizohet në nivelin lokal. Për shembull kemi trajtimin e ujërave të zeza në tri komuna. Kemi pasur investime të cilat do të vinin nga këto mjete financiare, por për shkak të masave nuk po ka investime, dhe janë pezulluar përkohësisht”, u shpreh Ibrahimi në klankosova.

Megjithëse, sipas Ibrahimit, në Kosovë ka ministri që kanë refuzuar donatorët për të realizuar projekte.

“Kjo ka ndodh rishtazi me Ministrinë e Administrimit të Pushteti Lokal, e cila nuk e ka propozuar projektin në bazë të kërkesave dhe standardeve të Bashkimit Evropian, dhe komunat tona do t’i humbin rreth 12 milionë euro për shkak të neglizhencës së kësaj ministrie”, tha tutje ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz