Ndihmohen bizneset e vogla në Skenderaj; Besarta Meha: Do të ndahen 20 grante ( FOTO)
01

Lexo edhePanik për vaj në Skenderaj, qytetarët zbrazin raftet e marketeve

Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Besarta Meha- Ademi, së bashku me shefin e sektorit, Rifat Bajraktari, kanë pritur përfaqësuesin nga organizata “Help-Hilfe zur Selbsthilfe” Valon Hysenin, në një takim koordinues dhe informues, për të diskutuar zhvillimin e projektit “Fuqizimi Socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor”.
Në kuadër të këtij projekti, siç është bërë e ditur, do të ndahen 20 grante në formën e pajisjeve për mikro-biznese të komunës së Skenderajt.
Komuna e Skenderajt në planin e saj të punës për këtë vit, ka paraparë mbështetje për bizneset të reja dhe ekzistuese, me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit, duke krijuar vende të reja pune.

Lexo edhePanik për vaj në Skenderaj, qytetarët zbrazin raftet e marketeve