BallinaLajmeNdihmësit kryesorë të Trumpit kanë biseduar me hetuesit për lidhjet ruse

Ndihmësit kryesorë të Trumpit kanë biseduar me hetuesit për lidhjet ruse

Të ngjajshme

Policia e Kosovës konfiskon mallra të kontrabanduara në Pejë, dy persona në procedura penale

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët e Administratës...

Hoti emëron U.D të Drejtorit Ekzekutiv të IQP-së, Kastriot Jasharin

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlera të...

ZRRE: Po monitorojmë situatën me njehsorë, nëse konstatohen gabime do merren masa

ZRRE ka deklaruar se është duke monitoruar situatën me...

Osmani: Qëllimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja e popullit tonë

Qëllimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja e...

Dy anëtarë kryesorë të fushatës presidenciale të Donald Trumpit, janë takuar sot me hetuesit e Kongresit, që po e shqyrtojnë ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe marrëveshjen e fshehtë të mundshme të Moskës me ndihmësit e Trumpit.

Jared Kushner, dhëndër dhe këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, është kthyer në Kapitoll Hill, për të dytën ditë të takimeve private, por kësaj radhe me bisedime me dyer të mbyllura me ligjvënësit në Komitetin e Inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Ndaras, Paul Manafort, ish-shef i fushatës së zotit Trump, është takuar me personelin dypartiak të Komitetit të Inteligjencës së Senatit dhe “është përgjigjur plotësisht në pyetjet e tyre”, ka thënë zëdhënësi i tij, Jason Maloni.

Një person i afërt me hetime, i ka thënë agjencisë Associated Press, se Manafort në këtë komitet i ka paraqitur shënimet ekzistuese nga takimi në ndërtesën Trump Tower, vitin e kaluar, që është në fokus tëhetimeve të Kongresit.

Manafort dhe Kushner janë ballahaquar me hetime për pjesëmarrje në këtë takim, pasi ai ishte përshkruar në emailat dërguar Donald Trump të riut, djalit të presidentit Trump, në kuadër të përpjekjeve të qeverisë ruse për ta ndihmuar fushatën presidenciale të Donald Trumpit.

Zoti Kushner dje u është përgjigjur pyetjeve të stafit në një panel të inteligjencës së Senatit.

Ai ka pranuar se i ka pasur katër takime me rusët gjatë dhe pas fushatës presidenciale të Trumpit, por ka insistuar se ai nuk ka pasur “asgjë për të fshehur”, duke thënë se “të gjitha aksionet e mia ishin të rregullta”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz