back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaSportNdihmësi i Bunjakut zbulon të metat e organizimit nga mungesa e rrobave...

Ndihmësi i Bunjakut zbulon të metat e organizimit nga mungesa e rrobave deri te largimi i tij

Të ngjajshme

Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka...

Policia kap drogë në vlerë të 80 mijë eurove, arrestohen dy shtetas maqedonas

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbrëmë...

Ciro Immobile përfundon në kampionatin francez

Një nga sulmuesit më të mirë në Serie A...

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Ish-ndihmës trajneri i Kosovës dhe krahu i djathtë i Albert Bunjakut, Tord Grip, ka zbuluar të metat e Përfaqësueses tonë në një intervistë për mediat suedeze.

Atij duket se i ka mbetur goxha hatri që nuk është më pjesë e shtabit teknik të Kosovës me të cilët ishte për dy vite.

“Nuk jam më tek Kosova dhe nuk kam marrë ndonjë përgjigje nga Bunjaku. Kur e pyeta për këtë më tha se për mua ti do të jesh ende, por nuk e di nëse grupi e do këtë”, deklaroi Grip për “fotbolskanalen.se”, raporton Gazeta Olle.

Ai ka qenë ndihmës trajner i Sven Goran Erikssonit tek Anglia e Meksika.

I pyetur për dallimin mes Anglisë e Kosovës ai tha: “Dallimi është i pakrahasueshëm. Mendova se pas pranimit në UEFA e FIFA do të bëhej më mirë. Në stërvitje nuk kishte rroba për të gjithë, organizimi nuk ishte i mirë, kjo ishte pasi Kosova është vend i varfër, por për të pasur një rend të vogël nuk ka nevojë për shumë para. Këto dy gjëra duhej përmirësuar”, shpjegon Grip.

Ai ishte në ndeshjen me Finlandën, por më nuk u grumbullua. Sa i përket takimit mbeti i ngazëllyer, duke thënë se lojtarët bënë një ndeshje të mirë dhe se me pak fat merituan edhe fitoren. Takimi u mbyll 1:1.

Grip u pyet edhe për atë që Bunjaku ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me largimin e tij. “Kjo është paksa e çuditshme, por që duhet pajtuar”.

Tord të martën mbrëma mori çmimin për karrierë nga Federata e Futbollit e Suedisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz