back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeNdëshkohen dy shoferë që po zhvillonin gara shpejtësie në Ferizaj

Ndëshkohen dy shoferë që po zhvillonin gara shpejtësie në Ferizaj

Të ngjajshme

Vijon beteja me flakët në 2 vatra

Beteja e zjarrfikësve me vatrat e zjarrit është bërë...

Togeri Fitim Kahrimani diplomon për Artileri në SHBA

Toger Fitim Kahrimani, ka përfunduar me sukses Kursin Bazë...

Pritjet në dalje të pikës kufitare në Merdar deri në tri orë

Pritjet e gjata në pikat kufitare të vendit sot...

Guardiola zbulon se ku e sheh veten pas katër vjetësh

Sezoni 2024-2025 ishte ndoshta më i komplikuari që kur...

Me datën 19.08.2025, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, rreth orës 23:45 kanë ndaluar dy shoferë që po zhvillonin gara shpejtësie dhe po rrezikonin sigurinë publike në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj.

Shoferi L.Q. (19 vjeç), me veturë të tipit BMW me targa të huaja, është kapur në flagrancë duke garuar me një veturë tjetër. Atij i është shqiptuar gjoba prej 1000 eurove.

Shoferi tjetër Y.T. (19 vjeç), me veturë BMW me targa të huaja, është kapur në flagrancë duke marrë pjesë në gara shpejtësie. Për këtë kundërvajtje të rëndë është dënuar me:- gjobë prej 500 eurove,- ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj,- si dhe gjobë shtesë prej 500 eurove dhe masë mbrojtëse 6 muaj ndalim drejtimi, për shkak të një mase të mëhershme të ndalim-drejtimit, të cilën e kishte nga data 10.08 – 09.11.2025.

Gjithashtu atij i është konfiskuar vetura.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor, në mënyrë që të shmangen rastet e rrezikimit të jetës së pjesëmarrësve në trafik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz