BallinaLajmeNdeshja Kosovë-Turqi, Komuna e Prishtinës shton nisjet e linjës 1A të Trafikut...

Ndeshja Kosovë-Turqi, Komuna e Prishtinës shton nisjet e linjës 1A të Trafikut Urban

Të ngjajshme

Të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, do të zhvillohet ndeshja finale për kualifikim në Botëror, Kosovë – Turqi.

Në lidhje me këtë dhe rritjes së kërkesës për qarkullim, Komuna e Prishtinës ka shtuar nisjet në linjën 1A.

Kjo linjë vjen nga Aeroporti “Adem Jashari” drejt Prishtinës dhe anasjelltas.

“Njoftojmë qytetarët se, me rastin e zhvillimit të ndeshjes Kosovë – Turqi dhe rritjes së kërkesës për qarkullim, në bashkëpunim me Trafikun Urban, më 31 mars dhe 1 prill do të shtohen nisjet në linjën 1A Aeroport – Prishtinë dhe anasjelltas. Nisjet do të realizohen çdo një orë, nga ora 06:00 deri në 24:00, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz