Pas një sëmundjeje të shkurtër, sot ka ndërruar jetë Prof. Zeqir Shaban Rrecaj. Lajmi i hidhur ka prekur familjarë, miq dhe shokë, të cilët e kujtojnë profesorin si një njeri të dashur, të urtë dhe shumë të respektuar nga të gjithë, përcjellë Drenica Press.
I njohur për kontributin e tij në arsim dhe për vlerat e larta njerëzore, Prof. Rrecaj la pas kujtime të pashlyeshme te të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.
Familja shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e tij, duke theksuar se do ta kujtojnë gjithmonë me mall dhe dashuri.
Shpirti i tij i mirë u prehtë në paqe.