Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare Hajzer Mustafa, ish-zyrtari i Komunës së Skenderajt (FOTO)
01

Lexo edhePublikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK-së, MB fton qytetarët që të marrin pjesë

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Hajzer Mustafës, i cili ka ndërruar jetë sot në moshën 69-vjeçare. I ndjeri ka qenë zyrtar komunal deri në pension.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët njoftuan se i ndjeri ishte baba dhe vëlla i përkushtuar, duke lënë pas dhimbje të madhe te më të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Plluzhinë, në Komunën e Skenderaj.
Familja Mustafa dhe Aliu kanë pritur ngushëllime nga të afërm, miq dhe dashamirë, ndërsa mesazhi i tyre përmbyllet me fjalët: “Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”
Ngushëllime familjes dhe të afërmve për këtë humbje të madhe.

Lexo edhePublikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK-së, MB fton qytetarët që të marrin pjesë