Paul Allen, bashkëthemelues i kompanisë teknologjike Microsoft, ka ndërruar jetë në moshë 65-vjeçare në Seattle të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agenc (AA).
Lajmin për vdekjen e tij e ka njoftuar kompania e investimeve Vulcan, në të cilën Allen ishte pronar.
“Jemi thellësisht të pikëlluar të njoftojmë vdekjen e Paul G. Allen, një nga themeluesit e Microsoft, ekspert i teknologjisë, filantrop, njeri i bashkësisë, ambientalist, muzikant dhe mbështetës i artit”, thuhet në njoftimin e firmës.
Sipas njoftimit, Allen ka humbur jetën në orët e pasdites së djeshme pas vuajtjes nga limfoma.
Paul Allen themeloi Microsoft-in së bashku me Bill Gates në vitin 1975, ndërsa pas një periudhe u nda nga kompania për shkak të sëmundjes.