Ka ndërruar jetë aktivisti i Vetëvendosjes në Gjakovë, Mentor Gllogjani, shkruan Gazeta Blic.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Gjakovës.
Lajmi për vdekjen e Mentor Gllogjanit është dhënë nga miqtë e tij në rrjetet sociale.
Njoftimi:
Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjakovë ka humbur një ndër njerëzit më të mirë.
Do e mbaj në mend komunikimin tonë të fundit në mbledhjen e Këshillit të Qendrës Gjakovë. Të faleminderit njeri i rrallë, njeri shembull!
Pusho i qetë
Mentor Gllogjani.
Ju njoftoj se varrimi i aktivistit tonë bëhet në ora 15:00 në varrezat e qytetit.