back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaLajmeNdërrimi i komandës në KFOR, Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse...

Ndërrimi i komandës në KFOR, Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-së

Të ngjajshme

Alba Pollozhani: Jam shumë emocionuar, skena shkëlqen

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova 4, Alba Pollozhani,...

Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve euroatlantike

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi sot në Shkup...

Selin-Gimbos gjatë darkës: Mund të kem zhvilluar një ndjesi të mirë për ty

Selin dhe Gimbo kanë darkuar bashkë, tashmë larg banorëve...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, mori pjesë sot në Kampin Bondsteel në ceremoninë e ndërrimit të komandës dhe pranim-dorëzimit të detyrës së komandantit të Komandës Rajonale-Lindje të misionit të KFOR.

Komandanti i deritashëm, koloneli Jonathan Lloyd, ia dorëzoi detyrën kolonelit Sam Sargeant.

Osmani i uroi kolonelit Sargeant detyrën e re, duke e siguruar për mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës në përmbushjen e mandatit të tij dhe të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

“Presidentja Osmani ritheksoi se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e palëkundur në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe forcimit të paqes e sigurisë në vend. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e jashtëzakonshme të pranisë së trupave ushtarake amerikane në Kosovë, të cilat jo vetëm që garantojnë stabilitet dhe siguri afatgjatë, por edhe dërgojnë një mesazh të qartë përkushtimi ndaj paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz