BallinaLajmeNderohen me homazhe, heroi Ilaz Kodra si dhe dëshmorët e martirët e...

Nderohen me homazhe, heroi Ilaz Kodra si dhe dëshmorët e martirët e rënë me datën 30 prill

Të ngjajshme

Teuta shfaqet me fustan të bardhë, ky detaj mori gjithë vëmendjen

Tetua Selimi është një nga këngëtaret me të dashura...

Lumi me drita “led”, Malisheva e zdritë edhe në terr

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shfaqur renovimet e...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë e qytetarë, në 22 vjetorin e rënies heroike, vizituan kullën e heroit të kombit, Ilaz Kodra, në Prekaz, në përvjetorin e tij të rënies.

Para familjarëve të heroit Ilaz Kodra, Kryetari Jashari deklaroi se uniteti ynë në këtë kohë është më se i nevojshëm, në mënyrë që shtetin t’a dërgojmë në vendin ku e meriton dhe për çfarë u flijuan dëshmorët tonë.

Jashari tutje tha se Heroi Ilaz Kodra, ishte dhe mbetet shembull i luftëtarit e guximtar i vendosur.

Me pas shënimin e kësaj date Komuna e Skenderajt së bashku edhe me Komunën e Drenasit, Kryetarin, Ramiz Lladrovci, e vazhduan me homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, ku vendosen lule dhe nderuan dëshmorët të rënë në këtë datë si: Ilaz Kodra, Agim Ramadani, Bajram Aliu, Fazli Jashari, Fehmi Fetahu, Isa Ferati, Ismet Rama, Ilmi Shaqiri, Hamdi Ferati dhe Antigona Fazliu.

Drejtuesit e dy komunave, homazhet me pas i vazhduam edhe në Vërboc, ku nderuan të rënët në këtë vend.

Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të renë në altarin e lirisë!

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz