back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaOpinione"Ndërgjegjja"

“Ndërgjegjja”

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Shkruan: Labinot Smakaj ///  Sot, si kurrë më parë kemi një ngarendje te të gjithëve pas pozitave e pozicionimeve politike e shtetërore! Por, secili nga ata që sot është prijës i ndonjë grupimi politik e shoqëror, duhet ti vë gishtin kokës e të mendojë: çfarë kanë/kemi bërë për gjithë këto 20 vite?! A duhet të na vrasë ndërgjegjja, për gjjthë ato varre dëshmorësh e martirësh të rënë ndër shekuj për këtë tokë?!

A duhet të ndalemi një çast e të reflektojmë mbi gjendjen e pasardhësve të tyre! Sa prindër kanë rënë e kanë lënë fëmijë bonjakë, sa burra kanë rënë e kanë lënë gratë e veja! Sa bijë kanë lënë prindër në vaj…e sa gjaku është derdhur për ta gëzuar këtë liri! Po po, për ta gëzuar të gjithë! Por, a po e gëzojmë të gjjthë njësoj??!! Pse kemi kaq shumë ndasi, pse kemi kaq shumë smirë e xhelozi, pse nuk afrohemi e ti kryjmë amanetet e gjithë atyre shpirtrave të rënë në altarin e lirisë?

Duhet të na bashkojë dhimbja e krenaria për të rënët, për pasardhësit e tyre, për brezat që vijnë! Ky duhet jetë programi, qëllimi, fjala e veprimi i secilit nga ne! Vetëm duke pranuar gabimet, mund të mos i përsërisim! Vetëm duke na vrarë ndërgjegjja, mund të bëhemi të përgjegjshëm! Vetëm duke reflektuar për të kaluarën, mund ta ndërtojmë të ardhmen! E ardhmja ndërtohet vetëm duke respektuar normat morale dhe ligjore! Duke respektuar meritokracinë e falenderuar secilin që bënë punën me nder!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz