Ndarja nga Sarah Berisha dhe aludimet për romancë të re, reagon ashpër DJ PM
dp

Lexo edheBaraliu: E pafalshme mungesa e marrëveshjes, vendi ka plot emra për president

Thashethemet u shtuan pasi dyshja hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami, duke nxitur dyshimet për një ndarje pas disa vitesh lidhje.
Në të njëjtën kohë, në rrjet nisën të qarkullonin edhe pretendime se PM ka nisur një romancë me prezantuesen Almedina Ismajli.
Përballë këtyre zërave, DJ PM ka zgjedhur të reagojë publikisht përmes një postimi në InstaStory.
Ai ka mohuar pretendimet dhe ka kërkuar që informacionet rreth jetës së tij personale të mos paraqiten si fakte pa u verifikuar më parë.

Lexo edheBaraliu: E pafalshme mungesa e marrëveshjes, vendi ka plot emra për president
Artisti ka theksuar se gjëra të tilla mund të dëmtojnë imazhin dhe reputacionin e tij, derisa ka paralajmëruar edhe masa ligjore nëse spekulimet vazhdojnë.
Deri tani reagimi i tij është përqendruar te mohimi i thashethemeve për një lidhje të re, ndonëse aludimet për ndarjen nga Sarah Berisha kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Më poshtë postimi i plotë i DJ PM:
