back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportNdarja e subvencioneve, ky klub sportiv shpreh pakënaqësi ndaj komunës së Drenasit

Ndarja e subvencioneve, ky klub sportiv shpreh pakënaqësi ndaj komunës së Drenasit

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Komuna e Drenasit ka publikuar listën përfundimtare të përfituesve të subvencioneve në Drejtoratin për Kulturë, Rini dhe Sport, raporton Gazeta Online DrenicaPress.

Përfituesi më i madh është KF Feronikeli me 30 mijë euro.

Kurse më së paku nga DKRS-ja ka përfituar klubi i shahut “Drenasi”. Vetëm 100 euro, shkruan DrenicaPress.

Klubi i Shahut “Drenasi” ka reaguar ndaj kësaj ndarje, duke shprehur pakënaqësinë që klubi i tyre edhe pse po lufton për titull kampioni, nga komuna është “shpërblyer me vetëm 100 euro!

“Shahu është lojë intelegjente dhe klubi i shahut Drenasi i cili garon në Superligë të Kosovës, është pretendet serioz për titull, e gjitha kjo ka qenë pak për Drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Drenas!  Duhet kogja tru për me vlerësu shahun, po duket që në kulturen e kuvendit komunal të Drenasit mungon”, thuhet në një koment të këtij klubi.

Drenicapress e sjell edhe një herë të plotë listën e përfituesëve të subvencioneve nga komuna e Drenasit.

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Të Fundit

Sport

ShowBiz