BallinaLajmeLajmet e Fundit“Ndaloni luftën menjëherë”/ Trump ndërhyn në konfliktin Kamboxhia-Tajlandë

“Ndaloni luftën menjëherë”/ Trump ndërhyn në konfliktin Kamboxhia-Tajlandë

Të ngjajshme

KFOR-i tërheq me sukses një mjet të pashpërthyer në Ferizaj

Në rrugën “Musli Sojeva” në Ferizaj, gjatë pasdites të...

​Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Ibrahimi: Pa rishikim të buxhetit, komunat s’mund t’i realizojnë projektet e planifikuara

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ritheksuar domosdoshmërinë e...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dondal Trump, ka pohuar se ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Kamboxhias, që siç tha ai i ka kërkuar të ndalojë menjëherë  luftën me Tajlandën.

Po ashtu, Shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se të njëjtën gjë do bëjë edhe me kryeministrin e përkohshëm të Tajlandës.

“Fola me kryeministrin e Kamboxhias për t’i kërkuar që të ndalojë luftën me Tajlandën dhe do t’i telefonoj kryeministrit të përkohshëm të Tajlandës që të bëjë të njëjtën gjë”, njoftoi Donald Trump.

Tensionet mbi një zonë kufitare të diskutueshme shpërthyen në luftime pasi një shpërthim mine tokësore përgjatë kufirit plagosi pesë ushtarë tajlandezë.

Kufiri prej 800 kilometrash midis Tajlandës dhe Kamboxhias është kontestuar për dekada, por konfrontimet e kaluara kanë qenë të kufizuara dhe të shkurtra.

Shpërthimi i fundit i madh në vitin 2011 shkaktoi 20 persona të vdekur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz