BallinaLajmeNdalohet i dyshuari që kishte vjedhur ari në vlerë 1 milion euro...

Ndalohet i dyshuari që kishte vjedhur ari në vlerë 1 milion euro nga argjendaria në Prishtinë- pritet t’i sekuestrohen banesa, vetura e diamanti

Të ngjajshme

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, në kuadër të hetimeve  intensive, ka ndaluar një person me inicialet  XH.V., për një periudhë prej 48 orësh,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,  sipas nenit  315 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dyshimeve fillestare, në argjendarinë ‘’G…..’’, janë vjedhur rreth 9 kilogramë ari, në vlerë prej 1.000.000 (një milionë) euro.

“Gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një (1) armë pa leje, si dhe një (1) diamant, me urdhër të prokurorit të shtetit. Po ashtu, ndaj pasurisë së të pandehurit, përkatësisht një veturë të tipit BMW X6 dhe një banesë në lagjen Tophane, në vlerë rreth 110.000 euro, do të lëshohet urdhër i përkohshëm ndalimi, si dhe do të parashtrohen kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar lidhur me pasurinë e sekuestruar”,thuhet në njoftimin për media.

Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë në gjykatën kompetente kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz