back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeNdalja e Dialgout Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri...

Ndalja e Dialgout Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralamëroi 2 ditë më herët

Të ngjajshme

Një penallti e humb, një e shënon / Korenica bën gol në Rumani

Skuadra e Clujit është duke luajtur ndaj Metaloglobus Bucharest,...

Sami Lushtaku: Lista Serbe dhe Nenad Rashiq s’kanë asnjë dallim

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe njëherit kandidati për...

Yllka Kuqi 42, por ende me shkëlqim si të ishte 22 (Foto)

Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi, këtë verë ka pasur...

Ministri në detyrë për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, i cili është edhe politikani i preferuar i Albin Kurtit nga komuniteti serb, ka folur në një intervistë për “RTV KiM”, se vendimi i SHBA-së për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën për kohë të pacaktuar është një ndër paralajmërimet më të qarta të SHBA-së deri tani, transmeton Express.

Rashiq ka zbuluar se dy ditë para këtij vendimi, ishte takuar me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Annu Prattipati, në një pritje, dhe se ajo në një farë mënyre e kishte paralajmëruar se kjo mund të ndodhte.

Sipas Rashiq, një gjë e tillë lidhet kryesisht me aspektin e kritikave ndaj Gjykatës Kushtetuese që janë bërë nga Kurti dhe e gjithë partia e tij.

“Gjykata Kushtetuese konsiderohet si një nga organizatat më kompetente që deri më tani ka zgjidhur kryesisht raste të bllokimeve të tilla si ato që kemi tani. Ndoshta, jam i sigurt se kur të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ne do ta respektojmë atë vendim në maksimum”, ka thënë Rashiq.

Sipas tij, vendimi i SHBA-së nuk lidhet me qasjen aktuale të Qeverisë në detyrë të Albin Kurtit ndaj serbëve në Kosovë.

“Sinqerisht, nuk mendoj kështu, në këtë rast kjo nuk ishte arsyeja për paralajmërimin që përmenda më parë.”, ka thënë Rashiq./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz