back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeNdalimi i 15 kryekomisionerëve në Malishevë, deklarohet prokurorja Laura Pula

Ndalimi i 15 kryekomisionerëve në Malishevë, deklarohet prokurorja Laura Pula

Të ngjajshme

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht pasi rrëshqiti në lumë

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht...

Trajneri i skudrës franceze i njofton futbollistët se ka marr vendim të largohet

Trajneri i skuadrës franceze, Saint-Etienne, Eirik Horneland ka njoftuar...

Hajduti që i vodhi orën Casillasit kapet duke e shitur atë në një dyqan

Mediat spanjolle kanë publikuar imazhet e një personi që...

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, nga Gjakova ka thënë se asnjë individ pavarësisht pozitës apo funksionit nuk qëndron mbi ligjin dhe integriteti i procesit zgjedhor është i panegociueshëm për të tërët.

“Gjatë procesit të fundit zgjedhor unë si koordinatore bashkë me ekipin tim kemi monitoruar parregullsi të cilat na u shfaqën pas përfundimit të zgjedhjeve, të raportuara në shkallë pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, diku më shumë e diku më pak, e që janë të njohura për të gjithë. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara hetimore janë kryer arrestime duke përfshirë individë që shërbenin si komisionerë, të cilët dyshohet se kanë manipuluar votat. Këto veprime nuk janë simbolike. Ato janë të bazuara në prova, janë të nxitura nga ligji dhe të ekzekutuara në përputhje me procedurat ligjore. Le të jemi të qartë, asnjë individ pavarësisht pozitës apo funksionit nuk qëndron mbi ligjin dhe integriteti i procesit zgjedhor është i panegociueshëm për të tërët. Prokurori i shtetit deri më tani ka demonstruar profesionalizëm, paanashmëri dhe guxim institucional në adresimin e këtyre veprave penale”, ka thënë ajo.

Pula tha se Transparenca dhe llogaridhënia janë ilaçi më i fortë ndaj korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, sikurse është edhe kundër votave të cilat tanimë janë të manipuluara.

“Transparenca dhe llogaridhënia janë ilaçi më i fortë ndaj korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, sikurse është edhe kundër votave të cilat tanimë janë të manipuluara. Veprimet tona çojnë mesazh të qartë dhe të pakontestueshëm: veprat penale kundër të drejtave të votimit do të zbulohen, përveç atyre që janë zbuluar, e që është falsifikimi i rezultateve të votimit”, theksoi ajo.

Të Fundit

Sport

ShowBiz